LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj, policia jep detaje

Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj, policia jep detaje

Qyteti i Ferizajt është tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi të premten pas mesnate, ku nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është plagosur.

Viktima 30-vjeç Gazmend Hyseni, u qëllua me armë nga i dyshuari Qëndrim Januzi, i cili ka mbetur i plagosur.


Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Sipas raportit bëhet e ditur se i dyshuari për vrasjen e 30 vjeçarit, është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili ishte me rrova civile dhe ka intervenuar në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Pamje të rënda: Momenti i vrasjes së 30-vjeçarit në Ferizaj
Lexo po ashtu Pamje të rënda: Momenti i vrasjes së 30-vjeçarit në Ferizaj

“I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raport.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim në mbajtje.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të Prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj. Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri, pistoleta dhe shtatë gëzhoja”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori