LAJMI I FUNDIT:

Votimi i rezolutës në OKB, LDK: Është vulë për krimet e Serbisë të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë

Votimi i rezolutës në OKB, LDK: Është vulë për krimet e Serbisë të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas votimit të rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë.

Në një njoftim, LDK thotë se votimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është një vulë për krimet e Serbisë të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë.

“Nga sot, 11 korriku tashmë ndërkombëtarisht kujtohet si ‘’Ditë Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë’’.

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin serb në Srebrenicë
Lexo po ashtu Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin serb në Srebrenicë

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh përkrahjen e plotë dhe të palëkundur për këtë rezolutë, sepse është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe përkujtimit të gjenocidit së Srebrenicës si një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në historinë moderne.

LDK vlerëson lart përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar – sidomos Gjermanisë dhe Ruandës si propozuese zyrtare të rezolutës – për të dënuar dhe përkujtuar këtë akt gjenocidi, dhe rithekson se drejtësia dhe e vërteta janë themelet e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Përkrahja për këtë rezolutë, tregon angazhimin tonë të përbashkët për të mos harruar viktimat e pafajshme dhe për të siguruar që të tilla krime të mos përsëriten kurrë më”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Kalo në kategori