Revista prestigjioze franceze, France Football ka publikuar një përmbledhje të garës së Topit të Artë 2022, ku ka zbuluar edhe votat e të gjithë atyre që ishin në garë për çmimin e madh prestigjioz individual.

Para disa ditësh u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimit Topi i Artë, ku fitues doli sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, i cili fiton për herë të parë këtë çmim të madh.


Megjithatë, çmimi i fituar nga Benzema ishte plotësisht i merituar shkaku i formës së lartë në sezonin e fundit dhe diferencës së madhe të votave ndaj rivalëve të tij.

benzema 2

Benzema triumfoi në këtë garë me plot 549 vota nga juria prej 93 anëtarëve, ndërsa pas tij erdhën Sadio Mane i dyti me 193 vota dhe Kevin de Bruyne që plotësoi podiumin me 176 vota.

Në vendin e katërt u renditet Robert Lewandowski (170 vota), i pesti Mohamed Salah (116 vota), ndërsa pas tyre erdhën Kylian Mbappe (85 vota), Thibaut Courtois (82 vota), Vinicius Jr (61 vota), Luka Modric (20 vota) dhe Erling Haaland i dhjeti me 18 vota.

Topi i Arte 2

Vendi i 11-ti i takoi Son Heung-min me pesë vota, Riyad Mahrez i 12-ti me katër vota, Sebastian Haller, Fabinho dhe Rafael Leao patën nga dy vota, ndërsa Virgil Van Dijk, Casemiro, Luis Diaz dhe Dusan Vlahovic i vendit të 19-të nga një votë.

Cristiano Ronaldo përfundoi i 20-ti pa asnjë votë, ndërsa lojtarët tjerë pa vota në garën për Topit të Artë nga vendi 21-30 ishin Harry Kane, Trent Alexander-Arnold, Phil Foden, Bernardo Silva, Joao Cancelo, Joshua Kimmich, Mike Maignan, Christopher Nkunku, Darwin Nunez dhe Antonio Rudiger.  /Telegrafi/

telegrafi sport app