LAJMI I FUNDIT:

Vota e Mërgim Mavrajt për çmimin ‘The Best’ nga FIFA

Vota e Mërgim Mavrajt për çmimin ‘The Best’ nga FIFA

Mbrëmë është mësuar emri i lojtarit të vitit nga FIFA i njohur ndryshe me emrin ‘The Best’ në kategorinë e meshkujve.

Lionel Messi është shpallur nga shtëpia e futbollit botëror si lojtari më i mirë i këtij viti.


Ylli portugez arriti ta lë pas vetës lojtarë si Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo, për ta rrëmbyer kështu trofeun e madh individual.

Votat e Bernard Challandes dhe Samir Ujkanit për çmimin “Lojtari më i mirë nga FIFA”
Lexo po ashtu Votat e Bernard Challandes dhe Samir Ujkanit për çmimin “Lojtari më i mirë nga FIFA”

Mërgim Mavraj ishte pjesë e votimeve për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, derisa ka votuar me vota maksimale yllin portugez.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë vendosi t’i jepte pesë pikë Ronaldos, tri për Sadio Manen dhe një për Mohamed Salahun. /Telegrafi/