LAJMI I FUNDIT:

Voller tregon arsyen pse shkarkuan Flickun, Gjermania do të zgjedh brenda tre javëve trajnerin e ri

Voller tregon arsyen pse shkarkuan Flickun, Gjermania do të zgjedh brenda tre javëve trajnerin e ri

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të gjermanit Hansi Flick ku pësoi humbjen e tretë radhazi ndaj Japonisë 1-4.

E në sfidën miqësore ndaj Francës, Gjermaninë do ta udhëheq drejtori sportiv legjenda Rudi Voller.


63-vjeçari ka folur për shkarkimin e Flick dhe emërimin e trajnerit të ri në krye të Përfaqësueses së Gjermanisë.

Zyrtare: Gjermania shkarkon Hansi Flickun
Lexo po ashtu Zyrtare: Gjermania shkarkon Hansi Flickun

“Të gjithë e dimë se detyra ime kryesore sapo mora postin e drejtorit sportiv përkon me mbështetjen e Flickut dhe kështu bëra, madje deri në orët e fundit para shkarkimit”.

“Dështimi në Kupën e Botës mendoja se do të na shërbente si mësim i mirë në vazhdimësi, por rezultatet sërish munguan. Dukej sikur asgjë nuk funksiononte. Gjithsesi, respekti për Hansin nuk mbetet pas. Ai është një ‘top’ trajner tashmë, i uroj suksese në detyrat e tjera profesionale”, u shpreh Voller.

Te Bayern Munich luten që Julian Nagelsmann të bëhet përzgjedhës i Gjermanisë – bavarezët do të fitonin miliona euro
Lexo po ashtu Te Bayern Munich luten që Julian Nagelsmann të bëhet përzgjedhës i Gjermanisë – bavarezët do të fitonin miliona euro

Tutje legjenda gjermane ka thënë se brenda tre javëve do të zyrtarizohet edhe trajneri i ri i ‘Pancerave’.

“Tekniku vendës do të ishte i përkryer, marrë në konsideratë që do të luajmë Evropianin përballë publikut tonë. Detyra kryesore jona është gjetja e trajnerit sa më shpejt”.

“E shumta në harkun e tri javëve do të jetë e përfunduar si çështje. Ndryshimi i frymës mbetet jetik, sigurisht që kemi diskutuar disa emra”, tha Voller. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori