LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen pritet t’i mbyll 7 mijë vende pune

Volkswagen pritet t’i mbyll 7 mijë vende pune
Kompania Volkswagen, Wolfsburg, Gjermani | Foto: Sean Gallup/Getty Images/Guliver

Gjiganti i industrisë automobilistike Volkswagen AG ka paralajmëruar se në katër vitet e ardhshme do të shkurtojë deri në 7 mijë vende pune.

Prodhuesi nga Wolfsburgu në njoftimin e tij thotë se vendet e punës do të mbyllen për shkak të automatizimit intensiv “të punëve rutinë”.


Kompania më tej shton se nuk do të ketë lëshim masiv të punëtorëve, por reduktimi i vendeve të punës do të realizohet ashtu që nuk do të pranojnë punonjës të rinj në vendet e atyre që pensionohen, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër Volkswagen njoftoi se do të hapë 2 mijë vende të reja të punës në sferën e zhvillimit teknologjik.

Sipas kompanisë, hapat e ndërmarrë janë në përputhje me rritjen e fitimit në katër vitet e ardhshme. /Telegrafi/