LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen kërkon blerës për fabrikën e tyre në Rusi

Volkswagen kërkon blerës për fabrikën e tyre në Rusi

Volskwagen po tenton që të shesë fabrikat e tyre të montimit të pjesëve veturave në qytetin rus të Kaluga dhe një prodhues kazak i veturave mund të jetë një blerës potencial.

Duke cituar një burim anonim në dijeni me qëllimet e kompanisë, Vedemosti shkroi se Volkswagen do të finalizoi planet e saja për fabrikën deri në fund të vitit, raporton Reuters.


Në një përgjigje të dërguar me postë elektronike, zëdhënësi i Volkswagen Nicolai Laude, tha: “Ne jemi duke i vëzhguar vazhdimisht zhvillimet e fundit dhe po shqyrtojmë disa skenarë të ndryshëm për të ardhmen. Megjithatë ende nuk është marrë asnjë vendim”, transmeton Telegrafi.

Volkswagen ofron pagesa për punëtorët që largohen nga fabrika e tyre në Rusi
Lexo po ashtu Volkswagen ofron pagesa për punëtorët që largohen nga fabrika e tyre në Rusi

Gjatë muajit mars Volkswagen bëri të ditur se prodhimi në fabrikat e tyre në Kaluga dhe Nizhny Novgorod do të ndalet deri në një njoftim të radhës, për shkak të sanksioneve të vendosura nga perëndimi pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, dhe se eksportimi i veturave nga ana e tyre në Rusi do të ndalej menjëherë.

Vedemosti citoi burimin e saj i cili tha se fabrika në Kaluga do të mund të blihej nga kompania Asia Auto me bazë në Kazakistan, e cila operon në qytetin lindor Oskemen. Kjo kompani ka licencën për prodhimin e veturave Volskwagen dhe Skoda, shkruan gazeta.

Volkswagen punëson rreth 4,200 punëtorë në fabrikën Kaluga, e cila është nën pronësinë e tyre. Ata gjithashtu kanë një marrëveshje kontraktuese për montimin e disa modeleve në fabrikën në Nizhny Novgorod, e cila është nën pronësinë e GAZ Group. /Telegrafi/