LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen ofron pagesa për punëtorët që largohen nga fabrika e tyre në Rusi

Volkswagen ofron pagesa për punëtorët që largohen nga fabrika e tyre në Rusi

Grupi Volkwsagen u ka ofruar kompensim punëtorëve në një fabrikë në Nizhny Novgorod të Rusisë, fabrikë në të cilën bëhet montimi i makinave të tyre, në qoftë se ata pranojnë që vullnetarisht të japin dorëheqje.

Oferta për kompensim financiar dhe sigurim shëndetësor deri në fund të vitit 2022 vlen për 200 punëtorët e fabrikës, tha një zëdhënës i kompanisë, transmeton Telegrafi.


Në fabrikën në Nizhny Novgorod, përpos VW Taos, bëhet prodhimi dhe montimi edhe i modeleve të Skoda Octavia, Karoq dhe Kodiaq, shkruan autonews.

Nga Volkswagen gjatë muajit mars thanë se fabrikat e tyre në Kaluga dhe Nizhny Novgorod do të mbyllen për një periudhë të pacaktuar dhe se eksportimet e veturave të tyre në Rusi do të ndalen menjëherë për shkak të sanksioneve të perëndimit ndaj shtetit rus.

Përderisa fabrika në Kaluga e cila ka rreth 4,200 punëtorë është në pronësi të Volkswagen, fabrika në Nizhny Novgorod nuk është në pronësinë e tyre, por ata kanë një marrëveshje kontraktuale me pronarët GAZ Group për montimin e disa modeleve të veturave. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Auto
Koncepti elektrik i Mercedes-Benz CLA, me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojë deri në 750 kilometra

Koncepti elektrik i Mercedes-Benz CLA, me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojë deri në 750 kilometra

Auto
Në Gjermani fillon prodhimi i Tesla Model Y me pakon e re të baterive BYD

Në Gjermani fillon prodhimi i Tesla Model Y me pakon e re të baterive BYD

Auto
Kalo në kategori