LAJMI I FUNDIT:

Vojvoda: Këto miqësore na shërbejnë që të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit

Vojvoda: Këto miqësore na shërbejnë që të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje përgjatë grumbullimit të muajit mars.

Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore këtë muaj, ku fillimisht takohen me Armeninë më 22 mars dhe katër ditë më vonë luajnë në Budapest përballë Hungarisë.


Mbrojtësi i Torinos dhe Kosovës, Mërgim Vojvoda ka folur për faqen zyrtare të FFK-së, duke thënë se çdo gjë deri tani është mirë me trajnerin e ri.

“Jemi takuar me trajner të ri me staf të ri. Këto dy miqësore i kemi që të përgatitemi mirë në ambientin e ri, me motivim të ri dhe për synime të reja” .

“Deri tani çdo lojtar është pozitiv dhe kjo është e rëndësishme. Normal ne shkojmë për fitore, por duhet të përgatitemi”.

Tutje Vojvoda tha se duhet ta kuptojnë idenë dhe filozofinë e trajnerit dhe këto dy miqësore shërbejnë që të përgatiten për ndeshjet kualifikuese në shtator.

“Duhet të kuptohemi me idenë dhe filozofinë e trajnerit. Këto miqësore do të na shërbejnë të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit”, ka thënë Vojvoda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori