LAJMI I FUNDIT:

Vodhën kasafortën dhe e hodhën në liqen për të humbur gjurmët, arrestohet dy të rinj në Tiranë

Vodhën kasafortën dhe e hodhën në liqen për të humbur gjurmët, arrestohet dy të rinj në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, ndërkohë që bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një biznes për tregtimin e pijeve alkoolike.

Sikurse njofton Policia e Shtetit, ata kanë marrë kasafortën, dy njësi dhe një aparat celular. Më pas kasafortën e kanë hedhur në Liqenin Artificial dhe kanë tentuar të largohen.


“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se autorët kanë përdorur mjete të forta si çekiç dhe levë, për të kryer vjedhjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori