LAJMI I FUNDIT:

Vllahiu viziton organizatën e veteranëve të luftës, thotë se meritojnë më shumë dinjitet e respekt

Vllahiu viziton organizatën e veteranëve të luftës, thotë se meritojnë më shumë dinjitet e respekt

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës, Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve.

Vllahiu pas vizitës në këtë Organizatë dhe Shoqata, tha se kategoria e dalë nga lufta meriton më shumë dinjitet, më shumë respekt dhe më shumë mirëqenie.


“Në takim me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, degët në Prishtinë, për t’u njohur me punën, angazhimin, problemet e hallet e tyre. Kategoria e dalë nga lufta meriton më shumë dinjitet, më shumë respekt dhe më shumë mirëqenie, sepse meritat e tyre për lirinë, pavarësinë dhe një Kosovë e Prishtinë ndryshe janë të mëdha. I papranueshëm injorimi i tyre i deritashëm. Do të trajtohen me dinjitet duke qenë të përfaqësuar në komunë, me Zyrën e veçantë për kategoritë e dala nga lufta. Do të lirohen nga taksat në pronë, do të zgjidhet menjëherë çështja banesore dhe jo duke i trajtuar si raste sociale, por si pjesë e integruar dhe e barabartë në shoqëri. Mundësi më të mëdha punësimi, përmes trajtimit ligjor të barabartë. Lirim nga pagesat në transportin publik për të gjitha kategoritë e dala nga lufta. Arsim, përkujdesje shëndetësore. #Për Prishtinën e të gjithëve me respekt. #50″. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat

Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat

Siguri
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Kalo në kategori