LAJMI I FUNDIT:

Vllahiu: Prishtinës i duhet rend dhe rregull

Vllahiu: Prishtinës i duhet rend dhe rregull

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu, ka mbajtur një takim me Shoqatën e Radio Taksive të Prishtinës.

Vllahiu ka thënë se Prishtinës i duhet rend dhe rregull.


“Prishtinës i duhet rregull dhe rend. Një zgjidhje e kaosit në trafik, vend parkingje për qytetin, zgjidhje për trafikun urban dhe rikonceptim të tij. Me Shoqatën e Radio Taksive për t’i zgjidhur bashkërisht problemet e tyre, duke respektuar kornizën ligjore. Krijim të vendparkingjeve për taksistët, zgjidhje për shenjat dalluese të tyre, krijimin e mundësive për një punë më të lehtë dhe më të sigurt. Trajtim institucional për operatorët jo ligjor. Me Ligjin për Prishtinën drejt krijimit të një Policie Komunale që do të vendos rregull në qytet. Zgjidhje të për çdoditshme për qytetarët e Prishtinës. #PërPrishtinën metropol #50”, shkruan Vllahiu. /Telegrafi/