LAJMI I FUNDIT:

Vllahiu: Parqet në qytet do të shtohen

Vllahiu: Parqet në qytet do të shtohen

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu ka premtuar se parqet në qytet do të shtohen dhe qyteti do të gjelbërohet.

Ai tha se gjelbërimi i qytetit do të jetë përparësi e punës së tij.


“Gjelbërimi i qytetit është përparësi e punës. Parqet në qytet do të shtohen, do të gjelbërohet qyteti dhe do të rriten kapacitetet edhe të ndërmarrjes Hortikultura. Do ta dyfishojmë buxhetin e ndërmarrjes, do të përkujdesemi për rritjen e pagave të punëtorëve, do të gjejmë zgjidhjen për objektin e Hortikulturës. Ta krijojmë edhe fidanishten për të mundësuar prodhimin e fidanëve. Hapësirat e gjelbra do të shtohen gjithandej dhe qytetarët e Prishtinës do ta ndjejnë dorën e përkujdesjes për qytetin. #PërPrishtinën e gjelbëruar #50”, shkruan Vllahiu. /Telegrafi/