LAJMI I FUNDIT:

Vllahiu: Lagjet e Prishtinës do të jenë pjesë përbërëse të qytetit

Vllahiu: Lagjet e Prishtinës do të jenë pjesë përbërëse të qytetit

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar lagjen Mat.

Gjatë shëtitjes, Vllahiu dëgjoi hallet e qytetarëve, të cilët kishin ankesa të shumta, një nga të cilat ishte edhe mungesa e ujit.

Lexoni shkrimin e plotë të Vllahiut në facebook:

“Në lagjen Mat, ku qytetarët përballen me mungesën e madhe të ujit, sado që në mënyrë të pakuptimtë është thënë se Prishtina ka 24 orë ujë. Çështje e zgjidhur dhe banorët do të ndjenjë përkujdesjen për ta. Problemi i qenve endacakë do të zgjidhet në bashkëveprim me qeverinë e Kosovës dhe banorët e posaçërisht fëmijët nuk do të kenë më frikë e as shqetësime. Dhe trafiku urban do të rikonceptohet, do të ridizajnohet dhe do të plotësohet. Lagjet e Prishtinës do të jenë pjesë përbërëse të qytetit. #PërPrishtinën e integruar e të zhvilluar. #50”, ka shkruar Vllahiu.