LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohet lartë Amir Rrahmani

Vlerësohet lartë Amir Rrahmani

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Rrahmani ka marrë një tjetër vlerësim në Kroaci.

Kurorëzimi i një kampionati të suksesshëm në Kroaci, madje që në debutimin e tij të parë erdhi sot nga klubi i tij, NK Split.

Ata e kanë zgjedhur Amir Rrahmanin, mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, si lojtarin më me zemër dhe më luftarak të skuadrës, shkruan “dalmacijaneës.hr”.


Rrahmani me Splitin e përfunduan kampionatin në vendin e gjashtë, kurse ish-lojtari i Ramiz Sadikut, Drenicës dhe Partizanit shumë herë u përfshi në 11-shen më të mirë të sezonit.

E ardhmja e tij ende është e paqartë nëse do të qëndrojë edhe më tej në RNK Split apo do të kalojë në një kampionat më të fortë evropian. /Telegrafi/