LAJMI I FUNDIT:

Vlerësimi i Prokurorisë për “27 prillin” mund të zgjasë deri në një muaj

Vlerësimi i Prokurorisë për “27 prillin” mund të zgjasë deri në një muaj

Akuza për organizatorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit, dy vjet më parë, ende nuk është dërguar në Këshill për vlerësimin e akuzës.

Prokuroria për Krim të Organizuar dokumentin në Gjykatën Penale me akuzë për ish kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieskin dhe Spiro Ristevskin, si dhe ish-drejtorin e DSK-së Vlladimir Atanasovski e dorëzoi të premten.

Pasi t’u shpërndahet gjykatësve të cilët do të vlerësojnë akuzën e prokurores Vilma Ruskoska, do të vijojë seancë ku të pandehurit do të kenë të drejtën të ankimojnë përmbajtjen e akuzës. Sipas praktikës së deritanishme, ky proces mund të zgjasë deri në një muaj, ndërsa nëse aprovohet akuza do t’i shpërndahet gjykatësit në mënyrë elektronike përmes sistemit AKMIS.

Të pandehurit Spiro Ristevski dhe Vlladimir Atanasovski me pëlqimin e prokurorisë, gjykata i liroi nga burgu i Shutkës dhe u shqiptoi arrest shtëpiak. Në izolim shtëpiak mbetet edhe Mile Janakieski, ndërsa i vetmi në liri është Trajko Veljanoski.

Prokuroria procedurën e ndali për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili është në Hungari dhe ish agjentin sekret Nikolla Boshkovski i cili është në Greqi, sepse aktualisht janë të paarritshëm për t’u arrestuar. Të katër të pandehurit janë duke u ndjekur për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues. Prokuroria dyshon se Janakieski dhe Ristevski kanë angazhuar anëtarë partiak dhe kanë urdhëruar nga godina e partisë së VMRO-DPMNE-së. Boshkovski nga ana tjetër ka qenë i ngarkuar me shpërndarjen e armëve për protestuesit, ndërsa Veljanoski ka pasur detyrë t’i mbulojë ngjarjet. Për ngjarjet e 27 prillit, tashmë 16 vetë janë dënuar me 211 vjet burg. 15 të pandehurit e mbetur u amnistuan me vendim të Kuvendit./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori