LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi nga presidenti i Barcelonës pas debaklit nga Bayerni: Ju kërkojmë falje tifozëve, Pique ka të drejtë – do të marrim disa vendime pas kësaj ndeshje

Vjen reagimi nga presidenti i Barcelonës pas debaklit nga Bayerni: Ju kërkojmë falje tifozëve, Pique ka të drejtë – do të marrim disa vendime pas kësaj ndeshje

Ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu pas debaklit që pësoi skuadra e tij në Ligën e Kampionëve.

Katalunasin pësuan humbje të tmerrshme me rezultat 8-2 nga Bayern Munich me gjermanët që kaluan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Presidenti i Barcelonës u ka kërkuar falje tifozëve dhe të gjithë partnerëve të Barçës për këtë humbje turpëruese.

“Fillimisht dua t’iu kërkoj falje të gjithë tifozëve dhe partnerëve të Barcelonës”, tha Bartomeu.

“Unë dua ta përgëzojë Bayernin për këtë fitore, pasi ata kanë bërë një ndeshje të madhe, por për ne është një natë e vështirë, një humbje shumë e rëndë”, tha Bartomeu.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e mbrojtësit Gerrard Pique që tha se Barcelona duhet të ndryshojë në të gjitha mënyrat.

“Pique ka të drejtë, tani na duhet t’i marrim disa vendime për të ardhmen”.

“Janë disa vendime që duhet marrë sapo të kthehemi nga Lisbona. Sot është një ditë që duhet reflektuar”.

Lionel Messi dhe Sergio Busquets. (Photo by Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

“Duke filluar nga java e ardhshme do të marrim disa vendime dhe do të reflektojmë”, deklaroi presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Sipas medieve spanjolle priten ndryshime të mëdha te Barcelona, jo vetëm në staf dhe lojtarë, por edhe në kryesi të klubit katalunas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori