LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i Deontay Wilder pas humbjes së Anthony Joshuas

Vjen reagimi i Deontay Wilder pas humbjes së Anthony Joshuas
Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Dhe nuk mund të mungonte reagimi i Deontay Wilder, pasi Anthony Joshua pësoi humbje të papritur nga Andy Ruiz Jr. duke i humbur titujt e tij WBA, WBO dhe IBF.

Boksieri britanik, tashmë ish-kampioni i unifikuar, u rrëzua katër herë duke regjistruar humbjen e parë në karrierë që i kushtoi me tituj.


Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt
Lexo po ashtu Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt

Në ndërkohë, kampioni i pamposhtur i WBC-së, i cili është konsideruar njëherësh si rivali i tij më i madh, ka bërë një publikim në Twitter.

“Ai nuk ka qenë kampioni i vërtetë. E gjithë karriera e tij është bazuar në gënjeshtra, kundërthënie dhe dhurata”.

“Fakte dhe tash e dimë se kush ikte nga kush!”, ka shkruar Wilder.

Tani janë kalkuluar edhe fitimet e para të mundshme, Joshua ka fituar një mal me pare përkundër se humbi, por as Ruiz nuk mbeti keq nga ana financiare prej këtij dueli, detajet dhe shifrat. /Telegrafi/

Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)