Vjen në anglisht hiti që e bëri Erën të famshme (Audio)


Kënga hit e Era Istrefit, “BonBon”, është realizuar në versionin anglisht të saj.
Ditë më parë, këngëtarja shqiptare ka treguar se këtë version ua ka dërguar disa radiove amerikane dhe tashmë kënga ka ‘rrjedhur’ edhe në internet.
Ky është një version jo-zyrtar që thuhet se paraqet këngën “BonBon” të Era Istrefit në anglisht – shkruan në përshkrimin e incizimit të publikuar nga lajmi.net.
Derisa pritet që kënga në anglisht të shfaqet në kanalin zyrtar të Erës, kujtojmë që ishte pikërisht “BonBon”, kënga që ia hapi asaj dyert drejt suksesit ndërkombëtar.
https://www.dailymotion.com/video/x4dc3u7_era-bonbon-english-version_music
Nga
Telegrafi
29/05/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































