Policia e Kosovës njofton se në Fushë Kosovë janë kryer dy vjedhje.

Sipas raporti policor viktima mashkull ka raportuar se i është vjedhur kuleta në të cilën kishte para dhe pasaportën.

Po ashtu në të njëjtin raport thuhet se vjedhja e dytë është raportuar nga viktima mashkull i cili ka thënë se i është vjedhur një çantë.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/