LAJMI I FUNDIT:

Vizitë shkencore dhe artistike në Ohër

Vizitë shkencore dhe artistike në Ohër

Në organizim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, në Ohër do të fillojë manifestimi ‘Vizita shkencore dhe artistike 2016 në Ohër’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të manifestimit, sot në shtëpinë e Uranias do të mbahet ligjeratë me temë ‘Mozaiqet në të kaluarën dhe të tashmen’ nga akademikët Vera Bitrakovska Grozdanovska dhe Gazanfer Bajram.


Manifesitmi do të vazhdojë me ekspozita, promovime, Akademi solemne me rastin e 1.100 vjetorit të shenjtërimit të Klimentit të Ohrit, tryezë të rrumbullakët për arsim të lartë dhe shkencë, si dhe konferencë përmbyllëse e moderinizimit të Ballkanit, ndërsa përfundon më 2 shtator me simpozium për lëvizjen bogomile dhe letërsinë bogomile. /Telegrafi/