Për nevojat e Gostivarit sot janë angazhuar tre cisterna me ujë të pijshëm dhe teknik, informoi drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov.

“Një cisternë e NJZT Gostivar, një e Bektel dhe Enka dhe një nga Bogovina. Të njejtat deri më tani nga dy herë janë nisur drejt qytetarëve dhe planifikohet deri në mbrëmje të dërgohen edhe dy herë”, tha Angellov.


Distribuimi i ujit po bëhet në koordinim të ngushtë me Shtabin komunal për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Gostivarit.

Angellov përsëriti se nuk ka ndryshime me gjendjen në Gostivar, përkatësisht uji ende nuk është në gjendje për t’i purë sepse në disa nga mostrat e marra nga Instituti për shëndet publik ka akoma bakterie. Sipas tij, uji edhe më tej është i lejuar vetëm për përdorim teknik, por së shpejti pritet të shpallet i rregullt, përderisa vazhdon më tej hiperklorifikimi.