LAJMI I FUNDIT:

Vizitat e varrezave të dëshmorëve vetëm për marketing politik? (Foto)

Vizitat e varrezave të dëshmorëve vetëm për marketing politik? (Foto)

Buqeta lulesh, prerje shiritash, rrahje gjoks e plotë ish komandantëve të varur në kollaret e tyre të famshme, karakterizojnë përvjetorët për dëshmorët dhe ndërtimin e komplekseve në përkujtim të dëshmorëve të kombit. Por çka pas kësaj?!

I biri i një dëshmori në redaksinë e Portalb ka dërguar foto nga kompleksi i varrezave të dëshmorëve në  Tetovë, me ç’ rast ka shprehur shqetësimin e tij për pamjen momentale të po këtyre varrezave. I njëjti, i cili dëshiron të mbetet anonim, thotë se disa herë janë drejtuar edhe në autoritetet komunale por ka hasur në vesh të shurdhër.


“Më parë kompleksi ka pasur edhe drita, por tani as dritat nuk funksionojnë, barishte të mëdha, që humbin pamjen reale të objektit nuk paraqesin pasqyrën meritore”. Djali i dëshmorit i irrituar nga pamjet e mëposhtme na lutë që t’i shpërndajmë të njëjtat, me qëllim sensibilizimin e opinionit.

12769388_1016360398444662_1167645251_n

12822209_1016360411777994_957671386_n

12825357_1016360625111306_977169766_n

Ja si duken varrezat gjatë natës:

12782283_998601546876998_2120864197_n

12784719_998601556876997_1157052780_n

12804568_998601536876999_1835712604_n

Redaksia ka kontaktuar edhe me Besim Hodën kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës. Sipas tij, kjo që po paraqesim nuk është asgjë e re me atë që ata në vazhdimisi kanë paralajmëruar.

“Ne gjithmonë kemi kërkuar që të shërohen plagët që ende rrjedhin gjak. Ne e dimë se as familjarët e dëshmorëve e as invalidët e luftës nuk marrin përkujdesjet e merituara. Të mos flas për problemin që po e ngritni ju. Ne jo rastësisht kemi kërkuar që të themelohen institucione që do të përkujdesen për objektet e varrezave të dëshmorëve, për përmendoret, … Zakonisht këto punë bëhen vetëm në fushata zgjedhore sa për t’u reklamuar disa të a.q. komandant, dhe duke cuar vetëm një lule gjatë përvjetorëve. Kështu për të vazhduar ta thithin me pambuk gjakun e dëshmorëve, duke mos bërë asgjë për qëllimin e asaj për çka rënë këtë dëshmorë. Po të shkoni dhe t’i shihni në komplekset e dëshmorëve edhe flamujt janë të gjysmëngritura dhe të shkatërruara tërësisht”, u shpreh Besimi.

Besimi sqaron se kompleksi në fjalë është ndërtuar për dy dëshmorët e parë që kanë rënë në “Luftën e Kalasë”; Fadil Rufati dhe Servet Ferati, prandaj aty është bërë edhe varrimi i Isa Likës, Komandant Zogut- Rrahim Samiut dhe të tjerë. Duke shtuar se këtë kompleks e kanë ndërtuar shokë të luftës dhe popullata në përgjithësi, dashamirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori