LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Markoviqit në Kosovë shtyhet për javën e ardhshme

Vizita e Markoviqit në Kosovë shtyhet për javën e ardhshme

Vizita e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq, e cila ishte planifikuar për sot në Kosovë është shtyrë për javën e ardhshme, ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit të Malit të Zi për RTCG.

Koha e vizitës, siç është njoftuar, do të harmonizohet dhe me kohë do t’iu komunikohet medieve.


“Vizita e Kryeministrit Dushko Markoviq në Republikën e Kosovës, e cila ishte planifikuar për sot, është shtyrë për javën e ardhshme. Arsyeja për vonesën e vizitës ishte për shkak të mjegullës gjatë mëngjesit në Aeroportin e Prishtinës”.

Në aeroportin e Prishtinës, Markoviq ishte duke u pritur nga zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi, por vizita e tij u anulua për shkak të mjegullës.

Vizita e parë e Markoviqit në Kosovë, siç ishte njoftuar më parë nga qeveria, është dashur të jetë një mundësi “për të thelluar më tej bashkëpunimin në marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve mike, duke përcaktuar aktivitete dhe projekte të përbashkëta që priten të realizohen në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori