LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar në Maqedoni 677 persona kanë vdekur nga vdekja e dhunshme

Vitin e kaluar në Maqedoni 677 persona kanë vdekur nga vdekja e dhunshme
Foto: Arkiv

Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut nga vdekja e dhunshme kanë ndërruar jetë 677 persona, që është për 54.6 përqind më shumë në krahasim me vitin 2020.

Siç njofton Enti Shtetëror për Statistika, të vdekurit nga vdekja e dhunshme në numrin e përgjithshëm të vdekjeve marrin pjesë me 2.4 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në strukturën e të vdekurve nga vdekja e dhunshme sipas gjinisë, edhe në vitin 2021, sikur vitin 2020, përqindje më të madhe kanë meshkujt, edhe atë 61.9 përqind.

Në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme, përqindjen më të madhe e zënë “aksidentet” me 83,3 për qind, “vetëvrasjet” me 15,5 për qind dhe “vrasjet” me 1,2 për qind.

Në kategorinë “raste aksidentale” pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur nga “arsye të tjera të jashtme për lëndim të rastësishëm” me pjesëmarrje prej 65,1 për qind në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme.

Në kategorinë “vetëvrasje” megjithatë, më e madhe është pjesëmarrja e rasteve tek të cilët vdekja është shkaktuar për shkak të “varjes dhe mbytjes” me pjesëmarrje prej 8,3 për qind në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme.

Derisa në kategorinë “vrasje” rastet tek të cilët vdekja është shkaktuar për shkak të “tentimit për shkaktim të lëndimit trupor me të shtëna nga një person tjetër dhe nga armët e zjarrit” dhe për shkak të “tentimit për shkaktim të lëndimit trupor në mënyrë të pashënuar”, marrin pjesë me nga 0,4 për qind në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori