98 punonjës të Policisë së Kosovës janë arrestuar gjatë vitit të kaluar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Veprat penale që janë vendosur në raportin e IPK-së për vitin 2022 që dyshohen se i kanë kryer policët janë keqpërdorimi i detyrës zyrtare, lëndim i lehtë trupor, kanosje, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës e rrezikim i trafikut publik.
Sipas IPK-së, këto vepra kanë prirë në listë thuajse ngjashëm sikurse vitet paraprake.
39 raste janë regjistruar vitin e kaluar për keqpërdorim të detyrës, 15 për lëndim të lehtë, 12 për kanosje, 11 keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe 8 për rrezikim të trafikut.
Ajo që bie në sy është ulja e numrit të rasteve të keqtrajtimit.
Krahasuar me vitet e kaluara, pra para 2022, në vitet 2020-2021 kanë qenë të trajtuara 56 raste ndërsa vitin e kaluar janë regjistruar vetëm 11.
Në vitin 2022 janë trajtuar 2 raste të dhënies së ryshfetit, 3 të ushtrimit të ndikimit dhe 39 të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Gjatë vitit 2022 janë trajtuar nga IPK edhe raste të tjera të policëve.
Sipas raportit vjetor, është trajtuar një rast i vrasjes, një tjetër vrasje e rëndë, 12 raste të kanosjes, 3 të ngacmimit, 2 të ngacmimit seksual, 5 të sulmit, 15 lëndim i lehtë trupor, 3 lëndim i rëndë trupor dhe një mosdhënia e ndihmës.
Gjithashtu janë trajtuar edhe 1 rast për shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, 1 të dhunimit dhe një e sulmit seksual.
Dy vepra penale të fajdesë janë trajtuar nga IPK në vitin 2022, 3 raste të shantazhit, 1 e detyrimit, 2 mashtrim dhe një vjedhje.
Dy raste të veprës penale – mundësim i arratisjes së personave të dënuar, një për legalizim të përmbajtjes së rremë, një rast i falsifikimit të dokumentit, 2 raste të manipulimit me prova, dy të tjera për deklarim të rremë, janë të tjera vepra penale që janë trajtuar nga IPK në vitin 2022.
Në vitin 2022 janë hetuar katër punonjës të gradës kapiten, 7 të gradës toger, 17 të gradës rreshter, 215 grada polic dhe 13 shërbyes civilë.
Në raportin vjetor të IPK-së përmendet edhe fakti se numri i hetimeve ndër vite të zyrtarëve policorë ka ndryshuar.
Duke krahasur tri vitet e kaluara, në vitin 2022 janë kryer 257 hetime ndaj zyrtarëve policorë, 44 më pak raste të hetuara ose më konkretisht 213 zyrtarë policorë janë hetuar në vitin 2021 dhe 208 në vitin 2020.
Vetëm në vitin 2022, Departamenti i Hetimeve që është pjesë e Inspektoratit Policor të Kosovës, ka pranuar 591 raste përmes departamentit të ankesave.
Rastet e hetimeve paraprake pra që janë bartur për vitin 2022, 136 janë dërguar në Divizionin e Hetimeve të Brendshme dhe Verifikim të së kaluarës në kuadër të Policisë së Kosovës për hetim të mëtejmë.
49 raste janë parashtruar në Prokurorinë e Shtetit ndërsa 163 raste janë në proces të hetimit paraprak, penal dhe disiplinor si dhe të njëjta vazhdojnë trajtimin në vitin që jemi aktualisht për trajtim të mëtejmë.
Përveç policëve që u hetuan edhe numri i arrestimeve ndryshoi nga viti në vit. Për tri vitet e fundit rekord të arrestimeve të zyrtarëve policorë mban viti 2022.
Gjatë vitit të kaluar 98 zyrtarë policorë janë arrestuar. Në po të njëjtin vit është bërë rekomandim i suspendimeve për 164 punonjës ndërsa është rekomanduar edhe transferi i 7 zyrtarëve, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Në vjeshtë pritet të fillojë së zbatuari plani i sigurisë në shkollat e Prishtinës

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Prizren, dyshimet e para flasin për vetëvrasje

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, por situata nuk është e qëndrueshme

Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese në Përmet

Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Prizren, dyshimet e para flasin për vetëvrasje

TapRrap

Picamen/e

TapRrap

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium