LAJMI I FUNDIT:

Vitaly Merinov, katër herë kampioni i botës në kikboks, u vra në Ukrainë gjatë luftimeve

Vitaly Merinov, katër herë kampioni i botës në kikboks, u vra në Ukrainë gjatë luftimeve

Qindra banorë të qytetit ukrainas të Ivano-Frankivsk dolën për t’i dhënë lamtumirën e fundit katër herë kampionin botëror të kikboksit, Vitaly Merinov, i cili u vra në aksion duke luftuar kundër trupave ruse.

Merinov, 32 vjeç, vdiq në një spital javën e kaluar pasi u plagos në rajonin lindor të Luhansk, i cili kontrollohet pjesërisht nga Rusia.


Flamuri ukrainas ishte mbështjellë mbi arkivolin e tij teksa po dilte nga kisha të hënën.

“Heroit të Ukrainës, Vitaly Merinov, tri herë lavdi,” tha miku i tij, Taras Mstyslav, me të mbledhurit që thirrën: “Lavdi, lavdi, lavdi!”.

Qytetarët u gjunjëzuan në rrugë gjatë procesionit mortor, duke mbajtur flamuj ukrainas, ndërsa të tjerët hodhën lule.

Nëna dhe gruaja e Merinovit ishin në lot në funeralin, ndërsa vajza e tij dyvjeçare Leia i dha lamtumirën portretit të tij të mbajtur lart në kishë.

“Ju mund ta shihni vetë, mijëra banorë të Ivano-Frankivsk erdhën për t’i thënë lamtumirën”.

“Ky është treguesi se ai i donte njerëzit dhe njerëzit e donin atë”, ka thënë Mstyslav në varreza.

Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar në atë që e quajti një “operacion special ushtarak” për të “denazifikuar” fqinjin e saj.

Ukraina dhe vendet perëndimore e kanë hedhur poshtë këtë si një pretekst të pabazë për luftë. /Telegrafi/