LAJMI I FUNDIT:

Vishuni si Dua Lipa: Kombinimet e këngëtares nga pushimet verore

Vishuni si Dua Lipa: Kombinimet e këngëtares nga pushimet verore

Dua Lipa është e njohur për stilin e saj në veshje, gjithmonë me ngjyra dhe mjaft tërheqëse. Kohët e fundit, këngëtarja e njohur shqiptare i është përkushtuar plotësisht modës së viteve 2000, ajo që njihet ndryshe si ‘Y2K’ (viti 2000) dhe këtë e ka arritur edhe me ndihmën e stilistit të saj, Lorenzo Posocco.

Nëse doni të dini se cilat janë disa prej trendeve më të mira të modës ‘Y2K’, më poshtë do të gjeni disa këshilla që Dua Lipa i tregoi më së shumti, këtë verë. Ku tjetër më shumë se në jugun e Shqipërisë?


Stili i viteve 2000 për Duan nënkupton shumë detaje rozë dhe shumë lule, flutura. Disa nga veshjet më të mira të kësaj vere përfshijnë bluza fëmijësh, bluza të shkurtra, xhinse të stampuara me kafshë etj.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Ajo pëlqen të kombinojë ngjyrat e veshjes me aksesorët – veçanërisht këpucët, çantat, syzet e diellit, byzylykët dhe unazat. Me këto të fundit, Dua është vërtet e fiksuar, sikur ndihet e paplotë pa to.

Më poshtë ua sjellim disa nga kombinimet më të bukura të yllit nga të cilat ia vlen të inspiroheni:

Krijoni kontrast me një rozë të bukur dhe stampime kafshësh

Dua zgjodhi të kombinojë një bluzë të shkurtër rozë me mëngë, çantën rozë, syzet e diellit rozë dhe rripin rozë. Por zgjodhi xhinset me stampim gjarpri për të krijuar kontrast dhe origjinalitet.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kthejini në trend markat klasike ‘Y2K’

Dua (dhe stilisti Lorenzo Posocco) janë të njohur për pamjen e gjallë dhe plot ngjyra. Kjo veshje e frymëzuar nga ‘Y2K’ me një bikini shumëngjyrëshe ‘Missoni’ dhe këmishë e gjerë ‘Ed Hardy’ është po ashtu një zgjedhje interesante.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kombinoni bluzat e shkurtra me aksesorët

Zakonisht, veshjet e Duas janë të kombinuara me aksesorët. Por më shumë, ajo tregon kujdes që pjesën e sipërme, (bluzat e shkurtra) t’i kombinojë me aksesorët. Për këtë veshje, ajo zgjodhi një ngjyrë vjollcë, e cila kombinohej me shapkat në të njëjtën ngjyrë.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Krijoni versionin tuaj të së bardhës

Roza është sigurisht ngjyra e Duas për verën e vitit 2021. Por në vend që të zgjidhte të bardhën klasike (të tenisit), ajo e bëri trendin krejt të sajin me një përzierje të ‘Y2K’. Një kostum i koordinuar me rozën e bebes dhe pastaj me një detaj ngacmues – flutur diamanti.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa aksesorët shumëngjyrësh

Aksesorët e preferuar verorë të Duas janë, pa dyshim, koleksioni i unazave shumëngjyrëshe, që duken sikur sapo dolën nga një makinë çamçakëzi. Po është Dua… S’mund të dalë nga shtëpia pa ngjyra dhe dritë./Class/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)