LAJMI I FUNDIT:

VIP-at shqiptarë që kanë rënë pre e grabitësve (Foto)

VIP-at shqiptarë që kanë rënë pre e grabitësve (Foto)

Të gjithë kemi rënë pre e grabitjeve në vlera të vogla apo të mëdha. Në mes të ditës, në autobus, në rrugë ose edhe gjatë natës teksa nuk gjendemi në shtëpi.

Të njëjtat ndjesi i kanë përjetuar edhe disa nga të famshmit shqiptarë, të cilët kanë rënë pre e grabitjeve.


Bleona Qereti
Bleona Qereti përveç se është grabitur ajo edhe është dhunuar. Këngëtarja shqiptare u ka dërguar një e-mail disa mediave ku u kërkonte ndihmë pasi dikush e kishte goditur nga pas në një lokal të Londrës dhe i kishte marrë gjithë çka kishte me vete. “Vetëm dua tju bëj të ditur se udhëtimi im në Londër ka qenë një katastrofë. Isha duke kaluar një kohë fantastike deri mbrëmë kur humba të gjitha paratë, kartat e kreditit dhe telefonin. Ishte një eksperiencë e frikshme, pasi u godita në pjesën e pasme të shpinës, ndërsa ndodhesha në një klub. Jam ende gjallë dhe kjo është e rëndësishme, por tani kam mbetur pa para dhe kam nevojë për ndihmën tuaj. Dua të më dergoni disa para, dhe ju premtoj se do tua kthej përseri sa po të kthehem në shtëpi. Ju lutem më njoftoni se çfarë do bëni. Bleona Qerreti”ka shkruar ajo.

7fc07f9e8acf885323ea42b4f714cb79

Albërie Hadërgjonaj
Pre e hajdutëve ka rënë dhe Albërie Hadërgjonaj. Ajo jeton në lagjen Komuna e Parisit ku dhe kishte parkuar makinën e saj momentin kur ndodhi ngjarja. Nga automjeti janë marrë sende me vlerë 15 mijë euro dhe këngëtarja ka bërë menjëherë denoncimin në polici.
ab333d2cf7e8c12a594ee838961c8e11

Elvana Gjata
Elvanës ndoshta nuk i kanë vjedhur makinën apo telefonin, por asaj i kanë vjedhur foto shumë të rëndësishme! Disa fansa të saj u futën në llogarinë e këngëtares pasi gjetën kodin duke i’u përgjigjur pyetjes: Çfarë do të bëhesh kur të rritesh? Dhe përgjigjja ishte shumë e thjeshtë: Këngëtare. Asaj i morën foto dhe mesazhe personale nga llogaria në ICloud. Megjithatë, kjo i shërbeu për mirë këngëtares pasi një artikull i tërë i’u dedikua asaj nga prestigjozja Daily Mail.
elvana21

Erjon Veliaj
3 vite më parë edhe shtëpia e atij që tashmë është kryebashkiak i Tiranës u bë objekt sulmi. Në vitin 2013, kur zoti Erjon Veliaj mbante pozicionin e sekretarit për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, hajdutët i’u futën në shtëpi duke vjedhur dy laptopë.
erion

Fatos Lubonja
Jo vetëm këngëtare por edhe personazhe të tjerë si publicist Fatos Lubonja kanë qenë viktima të vjedhjeve në kryeqytet. Në vitin 2014, kur ndodhej në Itali, grabitësit hynë në shtëpinë e tij pranë Muzeut Kombëtar duke vjedhur shumë sende, midis tyre dhe dy ora me vlerë. Ngjarja u denoncua nga fqinja, e cila kishte vënë re lëvizje në shtëpinë e publicistit të njohur.
6b2c8fbe651b61bb5084a4707d8f9b7b

Arben Ristani
Korrikun e vitit 2015 edhe shtëpia e pushimit e deputetit Arben Ristani u vodh nga tre grabitës të cilët u futën në banesë duek thyer xhamat gjatë orëve të vona të natës. Ata arritën të merrnin vetëm një celular dhe 10, 000 lekë. Ndërkohë vetë deputeti e komentoi ngjarjen me një status në Facebook duke thënë: “Shtëpia ku pushojnë gruaja dhe kunata ime, së bashku me fëmijët në Lalz, është vjedhur mbrëmë, ndërkohë që njerëzit flinin. Nuk ka pasur ndonjë gjë për të vjedhur përveç ndonjë celulari. Do kisha thënë fatmirësisht dëm i vogël, por ndërkohë janë vjedhur dhe disa shtëpi të tjera, ku përveç dëmit, frika dhe trembja e njerëzve ka qenë e madhe”
36433d6d0529197059385658a58a80c3

Adelina Tahiri
Së fundmi edhe Adelina Tahirin kanë tentuar ta vidhnin. Këngëtarja, e cila është kthyer në Tiranë për të marrë pjesë në spektaklin “Your face sounds familiar”, ka thënë se një djalë ka tentuar t’i marrë makinën kur ajo i ka lënë çelësat për ta parkuar në zonën e Bllokut. Fatmirësisht, këngëtarja dhe shoqëruesi i saj kanë arritur ta kuptojnë në momentin e duhur dhe e kanë çuar personin e dyshuar në komisariat.
192c5721d8e2092c81934cc83ac00772
/Anabel.al/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori