LAJMI I FUNDIT:

Viola von Cramon thotë se ka marrë një letër kërcënuese nga mercenarët e “Wagner”, grup i udhëhequr nga oligarku i afërt me Putinin

Viola von Cramon thotë se ka marrë një letër kërcënuese nga mercenarët e “Wagner”, grup i udhëhequr nga oligarku i afërt me Putinin

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë të ditur se ka marrë një letër kërcënuese, si pasojë e një fjalimi të saj, fjalim që kishte bërë pak muaj më parë.

Sipas asaj që ka thënë von Cramon, letra kërcënuese ka ardhur nga grupi mercenar “Wagner”, grup i sponsorizuar nga shteti rus dhe i drejtuar nga oligarku i afërt me Vladimir Putinin, Yevgeny Prigozhin, përcjell Telegrafi.


Siç është thënë më herët, ky grup ka rekrutuar, trajnuar dhe dërguar operativë ushtarakë privatë në zonat e konfliktit anembanë botës për të ushtruar dhunë, grabitje të burimeve natyrore dhe frikësim të civilëve duke shkelur ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Grupi mercenar rus tërhoqi për herë të parë vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2014, kur mbështeti separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

BE-ja vendos sanksione kundër grupit paraushtarak Wagner që përkrahet nga Kremlini
Lexo po ashtu BE-ja vendos sanksione kundër grupit paraushtarak Wagner që përkrahet nga Kremlini

“Rusia është një shaka! Grupi mercenar i sponsorizuar nga shteti rus, Wagner, i drejtuar nga oligarku i Putinit, Prigozhin është aq i pakënaqur me fjalimin tim plenar sa më ka dërguar një letër kërcënuese duke më paditur për 10.000.000 rubla. Më bënë për të qeshur. Gëzohem që jam në shoqërinë e Andrius Kubilius”, ka shkruar ajo një Twitter.

Aty ajo ka publikuar edhe letrën kërcënuese.

Ndryshe, siç ka bërë të ditur von Cramon, bëhet fjalë për një fjalim të saj të vitit 2021 në të cilin ajo kishte kërkuar që Bashkimi Evropian të vendosë sanksionet më të rrepta për grupin “Wagner”.

“’Vdekja është biznesi ynë dhe biznesi po shkon mirë’. WagnerGroup i Rusisë dhe mercenarë të tjerë guxojnë të veprojnë nën këtë moto sepse ne i lejojmë ta bëjnë këtë. BE duhet të vendosë sanksionet më të rrepta për të treguar se vrasja nuk është biznes, është krim kundër njerëzimit!”, kishte deklaruar von Cramon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Evropa
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Kalo në kategori