LAJMI I FUNDIT:

Vinicius e quan Bellinghamin, Ronaldo i ri i Real Madridit, por statistikat tregojnë se anglezi është edhe më i mirë

Vinicius e quan Bellinghamin, Ronaldo i ri i Real Madridit, por statistikat tregojnë se anglezi është edhe më i mirë

Vinicius Junior e krahasoi Jude Bellinghamin me Cristiano Ronaldon pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës.

Por, statistikat nga dhjetë ndeshjet e para përkatëse të dyshes në La Liga sugjerojnë se anglezi mund të jetë edhe më i mirë.


20-vjeçari shënoi të dy golat, një nga afro 25 metra dhe një në sekondat e fundit të takimit, teksa Real Madridi përmbysi një deficit 1-0 ndaj Barçës pasditen e së shtunës.

Jude Bellingham ka një 'pikë të dobët' për të cilën e di vetëm miku i tij më i mirë
Lexo po ashtu Jude Bellingham ka një 'pikë të dobët' për të cilën e di vetëm miku i tij më i mirë

Pas paraqitjes së mesfushorit, Vinicius deklaroi: “Jude Bellingham është i jashtëzakonshëm, ai gjithmonë bën ndryshimin dhe fansat u mësuan me Cristiano Ronaldon dhe tani një tjetër ka ardhur për ne”.

Ronaldo, tani 38-vjeçar, mbërriti në Real Madrid në një transferim rekord të atëhershëm botëror prej 95 milionë eurosh nga Manchester United në vitin 2009.

Pasi mbushi 24 vjeç në fillim të atij viti, portugezi kishte fituar tashmë një Top të Artë, fitoi Ligën e Kampionëve dhe tre tituj të Ligës Premier.

Jude Bellingham, apo ‘Golden Boy’ i vitit 2023 – ai pritet të rrëmbejë edhe çmimet e tjera si lojtari i ri më i miri
Lexo po ashtu Jude Bellingham, apo ‘Golden Boy’ i vitit 2023 – ai pritet të rrëmbejë edhe çmimet e tjera si lojtari i ri më i miri

Me kontratë, Bellingham mbërriti në kryeqytetin spanjoll me një kalim 115 milionë euro nga Borussia Dortmund në moshën vetëm 20 vjeçare, pa titujt që Ronaldo kishte fituar tashmë.

Por, mesfushori ka filluar në mënyrë manihtëse aventurën në Bernabeu, ndoshta edhe më mirë se Ronaldo.

Bellingham ka shënuar dhjetë gola në dhjetë ndeshjet e tij fillestare në La Liga, krahasuar me numrin e Ronaldos prej shtatë.

Debati i ashpër mes Bellingham dhe Gavit, çfarë i kërkoi anglezi spanjollit gjatë ndeshjes
Lexo po ashtu Debati i ashpër mes Bellingham dhe Gavit, çfarë i kërkoi anglezi spanjollit gjatë ndeshjes

Starti i portugezit në Spanjë u ndërpre nga një lëndim i kyçit të këmbës dhe ai përfundoi 90 minutat e plota vetëm në pesë nga dhjetë ndeshjet e tij të para.

Ronaldo realizoi vetëm një asistim në këtë periudhë, ndërsa Bellingham ka realizuar dy deri më tani këtë sezon.

Ylli i lindur në Stourbridge ka arritur një efikasitet më të madh, duke shënuar dhjetë gola nga vetëm 24 goditje, krahasuar me shtatë gola të Ronaldos nga 60 goditje.

Reagimi i Toni Kroos pas golit të Bellingham është bërë viral në internet
Lexo po ashtu Reagimi i Toni Kroos pas golit të Bellingham është bërë viral në internet

Bellingham ka goditur portën 17 herë, ndërsa Ronaldo ishte i saktë në 22 nga 60 përpjekjet e tij.

Ylli portugez shënonte mesatarisht një gol çdo 112 minuta, krahasuar me numrin befasues të Bellinghamit prej 86 minutash.

Por, asi i Anglisë do të bëjë shumë mirë që të mbajë përpara ritmin e Ronaldos për një kohë të gjatë.

Carlo Ancelotti për Bellingham: Ai është një lojtar që bën diferencën
Lexo po ashtu Carlo Ancelotti për Bellingham: Ai është një lojtar që bën diferencën

CR7 vazhdoi të shënonte 450 gola në 438 paraqitje për Real Madridin midis viteve 2009 dhe 2018.

Ai fitoi edhe katër Topa të Artë në këtë periudhë, ndërsa gjithashtu fitoi Ligën e Kampionëve katër herë me gjigantët spanjollë.

Ronaldo gjithashtu fitoi dy tituj të La Ligës dhe një Kupë të Mbretit. /Telegrafi/

Jude Bellingham ka avantazhin ndaj Cristiano Ronaldos në dhjetë ndeshjet e tij të para në La Liga

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori