LAJMI I FUNDIT:

Viktoria Plzen fiton dhe kalon tutje, grupi i Ballkanit mbetet fuqishëm hapur për vendin e dytë

Viktoria Plzen fiton dhe kalon tutje, grupi i Ballkanit mbetet fuqishëm hapur për vendin e dytë

Viktoria Plzeni është skuadra e parë që ka avancuar tutje në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Konferencës në Grupin C, ku është edhe Ballkani.

Skuadra e madhe çeke të enjten mbrëma fitoi në shtëpi kundër Dinamos së Zagrebit me rezultatin minimal 1-0.


Viktoria Plzeni kalon tutje nga vendi i parë pasi ka katër fitore në po aq ndeshje të luajtura dhe ka grumbulluar 12 pikë.

Në vendin e dytë e të tretë janë Astana dhe Ballkani me nga 4 pikë, kurse Dinamo Zagreb mban vendin e fundit me 3 pikë.

Plzeni luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 30 nëntor, ndërsa Dinamo e Zagrebit do të luajë në udhëtim tek Astana.

Ballkani ndeshjen e fundit e luan ndaj Dinamo Zagreb si mysafir. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore