LAJMI I FUNDIT:

Viktor Orban fton kryeministrin suedez për të diskutuar mbi anëtarësimin e Suedisë në NATO

Viktor Orban fton kryeministrin suedez për të diskutuar mbi anëtarësimin e Suedisë në NATO

Kryeministri hungarez Viktor Orbán, shkroi në X, se e ka ftuar kryeministrin suedez, Ulf Kristersson në Budapest për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO-s.

Ftesa u bë ndërsa Hungaria dhe Turqia mbeten të vetmet vende anëtare të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar kërkesën e Suedisë për t’iu bashkuar aleancës.


Anëtarësimi në NATO kërkon pajtimin e të gjitha vendeve anëtare, por më shumë se një vit vonesa në Budapest dhe Ankara kanë zhgënjyer aleatët e tjerë që duan të zgjerojnë aleancën mes luftës së Rusisë në Ukrainë.

Viktor Orbán, një politikan i krahut të djathtë, i cili ka qenë i vakët në mbështetjen e tij për Ukrainën fqinje dhe ka ruajtur një marrëdhënie miqësore me presidentin rus Vladimir Putin, ka premtuar prej kohësh se Hungaria nuk do të jetë anëtari i fundit i NATO-s që do të ratifikojë kërkesën e Suedisë.

Pas një vonese mbi një vjeçare, parlamenti turk pritet të hap diskutimin të martën për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Vendimi pason miratimin nga Komisioni i Parlamentit turk për Marrëdhëniet me Jashtë të kërkesës së Stokholmit për anëtarësim në aleancën perëndimore muajin e kaluar.

Presidenti turk Recep Tayyio Erdogan i dha fund kundërshtimit të tij ndaj anëtarësimit të Suedisë vitin e kaluar në përgjigje të përpjekjeve të Stokholmit për të luftuar përkrahësit e militantëve kurdë dhe grupet tjera në Suedi që Ankaraja i konsideron si kërcënim për sigurinë.

Presidenti Erdogan gjithashtu e ka lidhur hapur anëtarësimin e Suedisë në NATO me përpjekjet e Ankarasë për të blerë avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara dhe i ka bërë thirrje Kanadasë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s që të heqin embargot e armëve ndaj Turqisë.

Ndonëse kryeministri Orbán thotë se qeveria e tij mbështet anëtarësimin e Suedisë, pretendon se ligjvënësit e partisë së tij Fidesz nuk janë të bindur për shkak të atyre që ai i quajti “gënjeshtra të hapura” të politikanëve suedezë për gjendjen e demokracisë në Hungari.

As kryeministri Orbán dhe as zyrtarët e tij të lartë nuk kanë treguar se çfarë kërkohet saktësisht nga Stokholmi për të shuar rezervat e tyre për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake.

Suedia dhe Finlanda i dhanë fund neutralitetit të tyre dhe kërkuan anëtarësimin në NATO, mes shqetësimeve në rritje për sigurinë pas agresionit rus në Ukrainë që filloi në shkurt të vitit 2022.

Finlanda u bë vendi i 31-të i NATO-s vitin e kaluar dhe Hungaria dhe Turqia ishin vendet e fundit që e ratifikuan kërkesën e saj.

Nëse nuk organizohet një seancë e jashtëzakonshme e parlamentit të Hungarisë për të debatuar këtë çështje, seanca e rregullt e planifikuar pritet më 26 shkurt. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori