LAJMI I FUNDIT:

Vieri zgjedh mes Ronaldo brazilianit dhe Cristiano Ronaldos

Vieri zgjedh mes Ronaldo brazilianit dhe Cristiano Ronaldos

Për vitet e fundit, tifozët e futbollit kanë debatuar se kush është më i mirë: Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Të dy super yjet kanë mbizotëruar futbollin botëror dhe të dy kanë pretendime të quhen si “Lojtari më i madh që ka luajtur ndonjëherë”.


Ata me siguri kanë qenë më të mirët në epokën e tyre, duke fituar një 11 Topa të Artë në 12 vitet e fundit.

Epo, një ish futbollist beson se bota e futbollit e ka krahasuar Messin me Ronaldon e gabuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Sipas ish sulmuesi italian, Christian Vieri, Ronaldo Luís Nazario de Lima ishte më i mirë se Cristiano Ronaldo.

I pyetur për të bërë zgjedhjen e tij nga  Daily Mail , Vieri tha: “Unë jam një mik i Ronnie dhe kam qenë me fat që luajta në sulm me të. Ai i kishte të gjitha. Ai ishte shpërthyes, i fuqishëm dhe i shpejtë. Ai dukej si balerin, dukej sikur kërcente me top”.

“Unë them që braziliani Ronaldo është më i mirë se Cristiano Ronaldo”.

“CR7 është një makinë lufte, është i admirueshëm për gjithçka që bën dhe për të gjitha gjërat që ai vazhdon të bëjë. Cristiano mund të luajë deri në 40 vjet”, ka thënë Vieri.

Ronaldo braziliani ka luajtur me klube si Cruzeiro, PSV, Barcelona, ​​Inter, Real Madrid, AC Milan dhe Corinthians.

Ai ka fituar dy Topa të Artë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori