Bashkëpunimi i Rita Orës me Chris Brown, i titulluar “Body on Me”, ka ardhur para fansave edhe nga ana vizuale.

Projekti i ri i këngëtares shqiptare ishte caktuar të publikohej ditën e nesërme (e mërkurë), mirëpo ajo vendosi ta lansonte më herët.


Ditë më parë, në internet u publikua vetëm versioni audio i këngës që u mirëprit nga fansat e dy këngëtarëve.

Pasi u tregoi disa sekuenca të xhirimeve nga klipi ditën e djeshme (e hënë), Rita vendosi që videon e re ta publikonte në mënyrë të befasishme.

“Chrisi dhe unë jemi miq qe pesë vjet dhe gjithnjë kemi dashur të bashkëpunojmë në ndonjë këngë. Dhe kur e realizova këngën ‘Body on Me’, menjëherë më shkoi në mendje se zëri më i përshtatshëm për të do të ishte i Chrisit, kështu që i bëra ftesë atij, dhe me ta dëgjuar këngën, Chris më tha: ‘Në rregull, le ta incizojmë këngën’”, kishte treguar më herët Rita. /Telegrafi/