LAJMI I FUNDIT:

Victoria sulmon në një restorant Davidin

Victoria sulmon në një restorant Davidin

Çifti perfekt i përbërë nga David dhe Victoria Beckham mund të jetë duke kaluar një moment shumë të vështirë.

Kjo është ajo që shkruan revista gjermane “OK”, që ka folur në fillim për një sherr të ashpër mes të dyve në një restorant dhe, më pas, për një person të tretë, që duket se është futur mes tyre.


Revista ka shkruar për një sherr me tone dramatike mes ish-“Spyce Girl” dhe ish-lojtarin e Milan. Sherri i tyre, i zhvilluar në një restorant të njohur të Santa Monikas (“Giorgio Baldi”), ka marrë tone të larta dhe arsyeja për këtë, gjithmonë sipas revistës, është këngëtarja Mary Charteris.

David, në fakt, duket se ka kaluar pak kohë bashkë me të pas një koncerti në fundin e verës. “Kush mendon se është?”, duket se ka thënë Victoria.

Billy no mates at the @desigual show today. #EagerBeaver #NYFW ?@jeanpaulgoudeofficial #desigualcouture

A post shared by Mary Charteris/Furze (@marycharteris) on Sep 7, 2017 at 11:32pm PDT

Problemi, sipas burimeve anonime, nuk është tradhtia e David, por dëmtimi i imazhit të Victoria-s. Një mik i familjes, ka zbuluar: “David dhe Victoria nuk kalojnë më kohë bashkë”. Ishin çifti perfekt, më pas kanë filluar të largohen dhe të përqendrohen te projektet e tyre.

David me futbollin, Victoria me modën. Ish-futbollisti anglez ka patur një marrëdhënie shumë të keqe edhe me gazetarët kohët e fundit: “Urrej që duhet të justifikohem për gjithçka. Më lini të qetë me spekulimet tuaja dhe shkoni në shtëpinë tuaj”, ka thënë pak kohë më parë.

Double trouble #LatinaWeek on #XFactor

A post shared by Nicole Scherzinger (@nicolescherzy) on Nov 4, 2017 at 4:12pm PDT

Në fakt, gazetat rozë shkruajnë shpesh për tradhtitë që supozohet të ketë kryer David. Për shembull, edhe me këngëtaren Nicole Scherzinger, që ka thënë për “Mirror”: “Mendoj se është mashkulli më tërheqës në botë”. Të dy frekuentojnë të njëjtin kurs në palestrën “Soul Cycle” në Los Angeles dhe Victoria duhet të jetë shumë e gëzuar për këtë. /telesport/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
Kalo në kategori