LAJMI I FUNDIT:

Vetura sportive dhe limuzina të prekura nga niveli i lartë i rrezatimit, qëndrojnë pranë centralit bërthamor Fukushima

Vetura sportive dhe limuzina të prekura nga niveli i lartë i rrezatimit, qëndrojnë pranë centralit bërthamor Fukushima

Pothuajse gjithçka dihet për centralin japonez Fukushima, i cili u dëmtua 12 vjet më parë nga një tërmet dhe cunami shkatërrues, “zona e përjashtimit” rreth tij është sot shumë më e vogël se më parë, dhe vetura të shumta duke përfshirë veturat sportive, vazhdojnë të qëndrojnë të braktisura në atë zonë.

Një kanal në YouTube i quajtur “Eksplorimi i rrugës së pamposhtur”, publikoi një video që fokusohet në veturat e braktisura në “zonën e përjashtimit”.


Në disa lokacione veturat grumbullohen në magazina ku presin përpunimin e mundshëm, ndërsa në disa të tjera kalben në ambient të hapur, transmeton Telegrafi.

Mes tyre ka edhe vetura sportive me vlerë, por edhe të rralla. Gjithashtu, mund të shihen limuzina, kamionë dhe automjete të tjera të zakonshme.

Në video shihet një Mitsubishi Lancer Evo VII, si dhe vetura e garave Datsun, në të cilën rrezatimi është 0.45 mikrosievert.

Edhe pse nuk është një nivel shumë i lartë rrezatimi se normalja, megjithatë është akoma i lartë që vetura të shpëtojë.

Videoja, e cila zgjat pak më shumë se 16 minuta, tregon edhe disa klasike japoneze jashtëzakonisht të njohura, mes tyre Subaru ËRX, R32 Nissan Skyline dhe modelin 300ZX.

Është regjistruar edhe një Toyota MR2. Gjithashtu, mund të shihen vetura klasike amerikane dhe gjermane. Porsche 911 Carrera 4 me ftohje ajri (gjenerata 964) gjithashtu është i ekspozuar në video.

Në vendin ku ndodhen Subaru WRX STI, Volkswagen Scirocco dhe Honda S2000, u mat rrezatimi deri në 5.0 mikrosievert, që është shumë më i lartë se normalja. /Telegrafi/