LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

Një veturë ka goditur një këmbësore sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.


Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/