LAJMI I FUNDIT:

Vetura e re e Noizyt me vlerë mbi 200 mijë dollarë (Foto)

Vetura e re e Noizyt me vlerë mbi 200 mijë dollarë (Foto)

Reperi i njohur Noizy shpesh herë është përfolur për jetën e tij private dhe të ardhurat e majme që merr nga koncertet e tij dhe klikimet në YouTube.

Të gjitha këto fitime kanë bërë që atij t’i ofrohet një jetë e mirë luksi, duke i lejuar vetes të shpenzojë në gjëra të shtrenjta dhe të shijojë udhëtime luksoze.


Së fundmi, u bë e ditur se Noizy kishte blerë një makinë të re të tipit “Rolls Royce”, ngjyrë të zezë, një nga ato makinat që detajet e bëjnë edhe më të rëndësishme.

Enca dhe Noizy pajtohen pas përplasjes publike? (Foto)
Lexo po ashtu Enca dhe Noizy pajtohen pas përplasjes publike? (Foto)

E vlera e një makine të tillë mendohet se fillon nga 200 mijë dollarë e përpjetë, çka tregon se reperi ka shpenzuar një shumë kogja të majme në blerjen e kësaj veture.

Ai ka ndarë me fnasat disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet brenda saj, teksa bie në sy shkëlqimi që jep makina me plot detaje me drita nga fjala më e fundit e teknologjisë. /Telegrafi/