LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje thotë se protestat kanë dhënë efekt

Vetëvendosje thotë se protestat kanë dhënë efekt

Gjatë këtij mandati qeverisës janë organizuar protesta të shumta e për çështje të ndryshme, por pavarësisht numrit të madh të protestave, vlerësohet se pak prej tyre kanë pasur efekt. Si protestat më të efektshme vlerësohen ato për shkarkimin e ministrit, Aleksandër Jabllanoviq, pas fyerjeve që u kishte bërë nënave gjakovare.

Opozita konsideron se Qeveria e vendit nuk është demokratike prandaj edhe i injoron kërkesat e protestuesve.

Në anën tjetër, analistët politikë thonë se qytetarët kanë humbur besimin që përmes protestave mund të ndryshohen gjërat. Madje ata thonë se qytetarët e kanë kuptuar se protestat nga subjektet politike konsiderohen si mjet për të dërguar vendin në zgjedhje dhe më pas për të ardhur në pushtet.

Shkodran Hoti nga Zyra për Informim në Lëvizjen “Vetëvendosje”, duke folur për injorimin e protestave nga ana e pushtetit, ka thënë se është e natyrshme që një qeveri autoritare të mos marrë parasysh kërkesat e qytetarëve.

“Prej një qeverie autoritare nuk mund të presim që do t’i marrë parasysh mjetet demokratike si peticioni, protestat apo format tjera që mund të përdorë opozita apo shoqëria civile. Megjithatë, pavarësisht se a japin efekt të menjëhershëm protestat, në asnjë moment nuk duhet të hiqet dorë nga to”, ka deklaruar Hoti.

Megjithatë sipas tij, ka pasur disa protesta në Kosovë që kanë dhënë rezultate. Madje Hoti ka thënë se edhe protesta e opozitës kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj për Demarkacionin kanë dhënë rezultate, pasi sipas tij, këto protesta kanë bërë që marrëveshjet të stagnojnë, shkruan “Zeri.info”.

“Por përveç kësaj unë mendoj se ka pasur disa protesta të cilat kanë dhënë rezultate të menjëhershme, këtu dua të përmend protestat kundër Aleksandër Jabllanovicit, protestat e fundit kundër Zajednicës e Demarkacionit dhe protestat e studentëve kundër rektorit Ibrahim Gashi. Të gjitha këto kanë dhënë rezultate”, ka shtuar Hoti.

Në fund ai ka thënë se ka aq shumë probleme në vend që nuk janë vetëm të aspektit politik, por edhe të atij ekonomiko-social, prandaj Hoti konsideron se ka shumë arsye për të protestuar.

Kurse, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se në vend tjera qeveritë bien për shkak të protestave masive, kurse në Kosovë, sipas saj, pushteti injoron ato.

“Në vendet demokratike ministrat japin dorëheqje ose edhe bie qeveria për shkak të pakënaqësive të qytetarëve dhe protestave të vazhdueshme. Në anën tjetër është bërë më shumë se një vit që qytetarët e Kosovës protestojnë kundër 2 marrëveshjeve të dëmshme, ndërsa Qeveria është indiferente karshi këtyre protestave edhe pse janë më masivet në Kosovë e pasluftës”, është shprehur Kadrijaj.

Deputet e AAK-së më tej ka thënë se ka pasur raste kur pushteti ka ironizuar me protestuesit./Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori