LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje publikon ’13 gjetjet bazë që rezultuan me shkarkimin e bordit të KEK-ut’

Vetëvendosje publikon ’13 gjetjet bazë që rezultuan me shkarkimin e bordit të KEK-ut’

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një listë prej 13 pikave që sipas tyre janë gjetjet bazë, që rezultuan me shkarkimin e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, VV-ja në njërën nga pikat thotë se janë bërë shkelje në punësim.


Po ashtu, sipas VV-së gjetjet kryesore lidhen me bonuset në kundërshtim me vendimin e ministrit, shpenzimet e paplanifikuara, shkeljet në punësim, keqmenanxhimi i pronës dhe shkelje të tjera.

“Nepotizmi: Listat e të punësuarve në ndërmarrje dëftojnë për parregullsi dhe nepo­ti­zëm në procedura të rekrutimit. Anëtarët e bordit kanë arritur të punësojnë të afërmit e tyre në pozita të rën­dë­sishme në menaxhment”, thuhet në njërën nga pikat.

Shkarkohet drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi
Lexo po ashtu Shkarkohet drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi

Në mbledhjen e 26-të të Qeverisë Kurti, është marrë vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës”. Në po atë vendim, qeveria në KEK ka emëruar Rrezarta Pllanën kryesuese dhe drejtore, Merita Kasapollin drejtore, Arbnor Pulën drejtor dhe Bezad Halilaj drejtor. /Telegrafi/