LAJMI I FUNDIT:

“Vetërregullim, e jo rregullim të mediumeve online në Maqedoni”

“Vetërregullim, e jo rregullim të mediumeve online në Maqedoni”

Vetërregullim, e jo rregullim për mediumet online, propozojnë Këshilli për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM) dhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Siç theksuan sot në konferencë për shtyp kryetari i SHGM-së, Naser Selmani dhe Mirçe Adamçevski nga KEMM, nevojitet praktikë në të cilën mediumet online integritetin e vet do ta garantojnë me identitet transparent, ndërkaq që kjo ka të bëjë me pronësinë, strukturën redaktuese, autorët, politikën e privatësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qëndrimi i SHGM-së kundër rregullimit të mediumeve online, sipas Selmanit bazohet në rekomandimin e Këshillit të Evropës për lirinë e internetit, të miratuar në vitin 2016.

“Ky rekomandim definohet si e drejtë themelore e njeriut. Maqedonia si anëtare e Këshillit të Evropës ka obligim ta respektojë këtë të drejtë, ta mbrojë dhe promovojë secilin vendim sipas këtij rekomandimi”, sqaroi Selmani.

Adamçevski nga KEMM konsideron se edhe pse mediumet online nuk janë të përfshira me ligjet mediale, ato janë të rregulluara me disa ligje të tjera të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta, përkatësisht se disa dispozita nga ato ligje kanë të bëjnë me sferën e mediumeve online.

Ana pozitive e vetërregullimit, sipas KEMM dhe SHGM-së është ajo që mundëson fleksibilitet dhe paraqitet në rolin e mekanizmit për mbrojtje nga përzierja potenciale e qendrave të fuqisë në përmbajtjet mediale, ndërkaq dobësi është ajo që ai shqipton vetëm sanksione morale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori