LAJMI I FUNDIT:

Veterani anglez 102 vjeçar i Luftës së Dytë Botërore thotë se edhe muzika, arti dhe vera e mirë janë sekreti i një jete të gjatë

Veterani anglez 102 vjeçar i Luftës së Dytë Botërore thotë se edhe muzika, arti dhe vera e mirë janë sekreti i një jete të gjatë

Vera dhe ushqimi i mirë janë çelësi drejt një jete të gjatë, e thotë një pilot i Luftës së Dytë Botërore i cili festoi ditëlindjen e tij të 102-të gjatë kësaj jave.

Harry Gamper u lind në vitin 1920 dhe festoi momentin e tij historik të martën në Shtëpinë e Kujdesit Malin Court, në Maidens të South Ayrshire, pasi që nuk arriti ta festonte si duhet ditëlindjen e tij të 100-të në vitin 2020 për shkak të situatës me pandeminë.


Burri 100 vjeçar ishte pilot i RAF gjatë luftës dhe ishte prezent edhe në zbarkimet e D-Day, një eksperiencë që ai e përshkroi si të pabesueshme, përcjell Telegrafi.

Harry Gamper sa ishte pjesë e RAF

“Nuk do ta harroj asnjëherë atë periudhë. Për gjatë një jave të plotë para D-Day askush nuk u lejua që të ngritet në fluturim nga pista e aeroportit. Dihej se diçka madhore do të ndodhte” tha për The Mirror Z. Gamper.

“Ajo çfarë ndodhi tek Kanali Anglez ishte diçka e jashtëzakonshme – mendoj se mund ta kaloje pothuajse në këmbë të gjithë kanalin për shkak se çdo anije e mundshme po kalonte nëpërmjet saj”, vazhdoi tutje ai.

“Jeta është e bukur, gjithmonë e kam jetuar atë në maksimum. E dua artin, muzikën, ushqimin e mirë dhe verën më të mirë – të gjitha këto, dhe njerëzit që gjinden afër teje janë ato që vlejnë më së shumti në këtë jetë. Stafi i Renaissance Care Malin Court nuk lë pa lëvizur asnjë gurë, sidomos kur bëhet fjalë për një festë”, bëri me dije Harry Gamper.

Ai u vlerësua me disa medalje për shërbimin e tij në Francë dhe Gjermani, duke përfshirë këtu edhe rolin që ai e kishte në Betejën e Atlantikut, dhe Z. Gamper ka afro 1,000 orë fluturimi me RAF. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Fun
Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Interesante
Kalo në kategori