LAJMI I FUNDIT:

Vetëm tre futbollistë e kanë të sigurt qëndrimin te Barcelona, katalunasit pranë ndryshimeve drastike në klub

Vetëm tre futbollistë e kanë të sigurt qëndrimin te Barcelona, katalunasit pranë ndryshimeve drastike në klub
Lionel Messi . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Vera pritet të jetë e nxehtë në Barcelonë, duke parë klubin katalunas që po përgatitet për ndryshime të mëdha.

Kampioni në fuqi i Spanjës ka pesë vite që nuk ka fituar Ligën e Kampionëve dhe kjo gjë po e mundon Messin dhe tifozët katalunas.

Katalunasit janë të gatshëm të bëjnë ndryshime drastike në klub, pasi shumë lojtarë janë me valixhe në duar dhe mund të largohen në verë.

Kriza nga coronavirusi i ka vështirësuar më shumë punët Barcelonës që do të duhej të bëjë më shumë shkëmbime për të arritur tek objektivat e klubit.

Burime të ESPN pranë klubi kampion të Spanjës thonë se vetëm tre futbollistë e kanë qëndrimin e sigurt te Barcelona për edicionin e ri.

Kapiteni Lionel Messi, portieri Marc-Andre ter Stegen si dhe mesfushori holandez Frenkie De Jong janë tre lojtarët e paprekshëm në Camp Nou.

Të gjithë 19 lojtarët tjerë përfshirë edhe Jordi Alba, Luis Suarez, Arthur, Gerrard Pique, Sergio Busquets apo Sergi Roberto mund të përfshihen në marrëveshje shkëmbimi.

Kësaj liste do t’i shtohen edhe lojtarët e kthyer nga huazimi si Philippe Coutinho, Marc Cucurella, Rafinha,Oriol Busquets, Jean-Clair Todibo, Carles Alena apo Moussa Wague.

Dy lojtarët e parë që do t’i bashkohen Barcelonës në verë janë talenti spanjoll Pedri që vije nga Las Palmas dhe Francisco Trincao nga Braga ku Barcelona blerjen e tyre e kishte bërë në janar.

Lionel Messi. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Në mungesë të parave të gatshme, katalunasit synojnë që të bëjnë sa më shumë marrëveshje shkëmbimi.

“Nuk do të ketë shumë para në tregun e transferimeve për shkak të pandemisë, por unë parashikoj se ne do të shikojmë më shumë shkëmbim të lojtarëve”, deklaroi ditë më parë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Braziliani Neymar dhe sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez vazhdojnë të mbeten dy objektivat kryesorë të Barcelonës, por që kushtojnë shumë.

Për dy lojtarët Barcelona është gati vetëm t’i ofrojë lojtarë si shkëmbim klubeve të tyre aktuale PSG e Inter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori