LAJMI I FUNDIT:

Vetëm në Rusi ndodhë, prifti ortodoks bekon monumentin e Stalinit

Vetëm në Rusi ndodhë, prifti ortodoks bekon monumentin e Stalinit

Në qytetin Velika Luka, në rajonin rus Pskov, një prift ortodoks bekoi monumentin e sapo ngritur të ish-udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik dhe diktatorit famëkeq Stalin.

Kisha Ortodokse Ruse ka njoftuar se ka nisur një hetim të brendshëm për priftin që bekoi monumentin e ngritur së fundmi për liderin sovjetik, transmeton Telegrafi.


At Anatolyi u filmua duke spërkatur ujë të shenjtë mbi një statujë tetë metra të Stalinit gjatë ceremonisë së zbulimit në Velika Luka, që ndodhet në rajonin Pskov në veriperëndim të Rusisë.

Këtë akt e komentoi edhe ish-përfaqësuesi i lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnje-Hercegovinë, Carl Bildt, i cili tha se ky është një nga treguesit se ku po shkon Rusia.

Vdekja misterioze e gjeneralit rus që dinte çdo detaj për pallatet e fshehta të Putinit, befasisht u sëmurë dhe vdiq brenda 24 orëve
Lexo po ashtu Vdekja misterioze e gjeneralit rus që dinte çdo detaj për pallatet e fshehta të Putinit, befasisht u sëmurë dhe vdiq brenda 24 orëve

At Anatolyi pranoi se “kisha vuajti” gjatë sundimit të Stalinit, duke e vlerësuar atë me persekutimin e priftërinjve dhe besimtarëve ortodoksë në epokën sovjetike, që solli “shumë martirë të rinj” në kishë.

Stalini, i cili sundoi Bashkimin Sovjetik nga viti 1924 deri në vdekjen e tij në 1953, kryesoi një regjim totalitar që ishte përgjegjës për persekutimin, vrasjen dhe burgosjen e detyruar të miliona njerëzve.

Fushata e diktatorit sovjetik për ateizmin shtetëror rezultoi në shkatërrimin e mijëra kishave, xhamive dhe sinagogave, duke përfshirë prishjen e Katedrales së Krishtit Shpëtimtar në Moskë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori