LAJMI I FUNDIT:

Vetdorëzohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit në Mitrovicë, tjetri ende në arrati

Vetdorëzohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit në Mitrovicë, tjetri ende në arrati
Foto: Ilustrim

Është vetdorëzuar në polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit në Mitrovicë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.


“Si rrjedhojë  e hetimeve të vazhdueshme  në kërkim të dy personave të dyshuar për veprën penale  vrasje e rëndë e ndodhur  me datën 30 tetor 2021, në Mitrovicën e Jugut, në orët e paradites së sotme të datës 2 nëntor 2021, njëri nga të dyshuarit  A. Z .,23 vjeçar shtetas i Republikës se Kosovës është vetdorëzuar”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21 vjeçar janë duke vazhduar edhe me tej”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dhënë të dielën detaje shtesë lidhur me vrasjen e të riut nga Mitrovica që ndodhi të shtunën.

Është raportuar se viktima dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati.

Vrasja e 26 vjeçarit në Mitrovicë, policia gjen pushkë e substancë narkotike në një lokacion ku dyshohej se ishte i dyshuari
Lexo po ashtu Vrasja e 26 vjeçarit në Mitrovicë, policia gjen pushkë e substancë narkotike në një lokacion ku dyshohej se ishte i dyshuari

Në raportin 24 orësh të së dielës, policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë rreth orës 00:10.

“Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit përgjegjës dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Jugu kanë kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk janë hasur deri me tani”, thuhet në raport.

Policia tutje ka shtuar se gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori