Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot takim me një grup afaristësh izraelitë. Gjatë takimit u bisedua për iniciativën e këtij grupi për themelimin e Odës Ekonomike Izraelito-Kosovare, qëllimi i të cilës do të jetë promovimi i relacioneve ekonomike në mes të dy vendeve.
Kryetari Veseli, duke përshëndetur këtë iniciativë, foli për potencialin shumë të favorshëm njerëzor, lehtësirat ligjore dhe burimet e shumta natyrore që ka Kosova, e të cilat me ide të mira ekonomike mund të shndërrohen në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik të vendit, hapje të vendeve të reja të punës dhe depërtim më të madh në tregun ndërkombëtar të prodhimeve kosovare.
Afaristët izraelitë theksuan se do të qëndrojnë në Kosovë edhe për të njohur ambientin dhe mundësitë ekonomike të saj, si parapërgatitje për vizitën e një grupi më të madh kompanish izraelite që do t’i bëjnë Kosovës pas vlerësimit të tyre.
Ata u interesuan në mënyrë të veçantë për industrinë e ndërtimit dhe sektorin e bujqësisë, ndërsa kryetari Veseli theksoi se do të jetë në përkrahje të të gjithë atyre që me idetë e tyre kreative ekonomike nxisin zhvillim ekonomik, për të shtuar se “agjenda ekonomike është agjenda kryesore në të cilën ai është angazhuar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City