Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga Ramiz Lladrovci, kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit, kanë takuar qindra qytetarë në takime të ndara për të shpalosur para tyre vizionin qeverisës dhe projektet kapitale për Komunën e Drenasit.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas kanë ardhur si pasojë e dënimeve ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, por siç tha ai, askush nuk mund ta dëmtojë Drenicën dhe Drenasin.
“Ata që e kanë sfiduar Drenicën, ata që e kanë sfiduar Drenasin edhe kësaj radhe më 4 dhjetor do ta marrin përgjigjen e merituar, ku kryetari i ri Ramiz Lladrovci do të shënojë fitore të thellë prej mbi 80 përqind”, tha Veseli. Ai tha se me Ramiz Lladrovcin kryetar, komuna e Drenasit do të ketë zhvillim edhe më të madh ekonomik. “Më 4 dhjetor në mënyrë të dinjitetshme ashtu siç din Drenica, dilni në zgjedhje të gjithë dhe votoni e festoni fitoren e fuqishme dhe e cila fitore do tu jep përgjigje të gjithë atyre që tentojnë ta dëntojnë Ushtrinë Çlirimtare dhe Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Veseli.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka siguruar banorët e Komunës së Drenasit se do të jetë afër tyre dhe do të kujdeset që përveç investimeve nga buxheti i komunës, të sjell në Drenas edhe shumë projekte nga Qeveria dhe nga investitorë të jshtëm.
“Për të gjithë bujqt e Drenasit do të formoj një grup ekspertësh dhe do ti ndihmojmë bujqt për përgatitjen e projekteve të ndryshme për të aplikuar për grante në fushën e bujqësisë, për ta zhvilluar edhe më shumë komunën tonë.
Po ashtu, përmes ndihmës së kryetarit Kadri Veseli do ta bëjmë edhe parkun e ri industrial prej 82 hektarësh ku do të vendosen investitorë të huaj që do të hapin vende të reja pune”, tha Lladrovci. Në të gjitha takimet me qindra qytetarë, kryetari i PDK-së Veseli dhe kandidati për kryetar komune i kanë ftuar të gjithë qytetarët që më 4 dhjetor të dalin masivisht në zgjedhje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Kryeziu: Përplasjet Qeveri-Presidencë në disfavor të Kosovës
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete