Ajo është njëra prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar dhe shpesh rrëmben vëmendje në rrjetet sociale me postimet e njëpasnjëshme që publikon.

Fjala është për këngëtaren Vesa Smolica, e cila po ashtu është një personazh mjaft i ndjekur, gjersa një pozë e saj e fundit e publikuar në Instagram bëri që të gjithë t’i kthejmë sytë nga ajo.

Imazhi në fjalë ka të bëjë me një pozë tërheqëse të këngëtares Smolica, e cila shfaqet tërësisht e zhveshur e me një kapelë të zezë në kokë.

“Zemrën e kam akoma më të madhe”, është përshkrimi që ajo ia ka vënë fotos.

Vesa Smolica vlerësohet për interpretimin e saj në Varshavë Vesa Smolica vlerësohet për interpretimin e saj në Varshavë

Nga ana tjetër, Vesa vazhdon të jetë shumë e angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore dhe jo vetëm në trojet shqiptare.

Ajo së fundmi ka performuar në Varshavë të Polonisë, ku ka qenë e ftuar speciale në evenimentin e organizuar nga shoqata “From the Depths”.

Evenimenti është organizuar për t’i nderuar ata që i strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mesin e të cilëve ishte edhe shqiptarët, duke mbledhur dhjetëra persona nga Polonia, Bjellorusia dhe Shqipëria. /Telegrafi/