Këngëtarja Vesa Luma e ka nisur shumë e re karrierën e saj muzikore.

Ajo ka kënduar si fëmijë nëpër festivalet e fëmijëve, ka ndjekur kurse muzike, ndërsa jo pak herë është shpërblyer edhe me çmime.


Tani, ajo është një këngëtare mjaft e afirmuar e skenës, dhe si e tillë sukseset në karrierë i ka të shumta.

Të shumtë në numër janë edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.

Shpesh, Vesa preferon që të ndajë me fansat e saj përmes rrjeteve sociale imazhe të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike duke publikuar disa fotografi të rralla nga fëmijëria.

Vesa5

Ndryshe në stil, por me dashuri të përhershme për muzikën! Vesa shfaqej e hareshme dhe muzikale në çdo imazh.

Ky kolazh i veçantë fotosh, duket të ketë mallëngjyer në masë të madhe këngëtaren. /Telegrafi/

Vesa1

Vesa2

Vesa3

Vesa4

Vesa5 1